Ndryshe nga të tjerët, Dojna Mema nuk ka frikë të tregojë fotografinë e pasaportës


Moderatorja e njohur, Dojna Mema është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të “pasaportës” , të cilën thotë që është realizuar para disa vitesh.
Dojna në foto vihet re se është me flokë të shkurtër dhe mban një make up të lehtë. Mesa duket kjo foto e saj e realizuar para disa vitesh, e ka nxitur moderatoren të mendojë për një ndryshim në look-un e saj.
“T’i pres flokët prapë? Pyetja që më mundon këto ditë”, shkroi ajo krahas foto dhe i lë mundësinë ndjekësve që të japin mendimin e tyre.

Ndërkohë, prej kohësh Dojna po e shijon lidhjen e saj me artistin Vlashent Sata.
Dyshja e pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.
Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin.

Baby Boo