Ndotja e ajrit: Konstatohet tejkalimi i grimcave PM10


Edhe në këtë periudhë të vitit stacionet matëse të cilësisë së ajrit në gjith vendin, përveç në Llazaro Pole, kanë konstatuar per tejkalime të grimcave PM10 ne ajer. Nga Minsitria e Ambinetit thonë se nuk bëhet fjalë për gjendje alarmante pasi bëhet fjalë për tejkalime shum të vogla.

“Vlera më e lartë që është regjistruar gjat javës së kaluar apo në periudhën që përmenda është 93.44 miligram në meter kub nga gjithsejt 50 miligram në meter kub të lejuar” – tha Besa Tateshi, zwdhwnwse e Ministrisw sw Ambientit.

STACIONET MATËSE: DY STACIONE NË SHKUP NUK REGJISTROJNË GRIMCAT PM10

Nga kjo ministri njëherit sqarojnë se në tërë vendin ka të vendosur 18 stacione matëse të cilësisë së ajrit, 6 nga të cilat janë të vendosura në kryeqendër.

Aktualisht dy nga stacionet matëse në Shkup përkatësisht stacioni në Lisiçe dhe Gazibabë kanë defekt në sistemin matës të grimcave PM10. Nga kjo minsitri thоnë se nuk mund të japin një datë të saktë se kur do të përfundojë riparimi i tyre.

“Nuk mund të ju them sakt se cila është koha që kërkohet nga sektori përkatës për ta ndrequr problemin ose për ta hequr defektin prandja nuk kam një koh të caktuar për momentin…Vet fakti që katër stacionet matëse në qytetin e Shkupit janë në funksion qytetarët nuk do të mbeten mangut informatës lidhur me kualitetin e ajrit në Shkup” – tha Besa Tateshi.

Me formimin e grupit inter-sektorial nga të gjitha ministritë dhe pushteti lokal, janë paraparë masa afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjate që do të ndikonin në uljen e ndotjes, siç janë stimulimi i ngrohjes ekologjike, shfrytëzimi i transportit urban, apo gasifikimi. Shkupi, Tetova, Kërçova dhe Manastiri, janë ndër qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit, sidomos në periudhën e dimrit. (TVM2)

Baby Boo