Ndodhë në Kosovë: Kështu voziten fëmijët


Një qytetar nga Ferizaji dje në orët e pasditës ka zgjedhur t’i bartë fëmijët me makinën e tij në mënyrë shumë të rrezikshme. Ai ka dashur t’i argëtoj fëmijët e tij duke i futur në bagazhin e makinës, madje duke ua lënë edhe derën e bagazhit hapur.


Në fakt ai ja ka arritur t’i argëtoj fëmijët e tij pasiqë siç shihet në video fëmijët ndjehen të gëzuar, por në këtë mënyrë ai ka rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nerodime-Ferizaj, dje rreth orës 16:00.

Për më shumë shikojeni videon e siguruar nga Indeksonline , ndërsa redaksia jonë posedon edhe të dhënat e kësaj makine.

Baby Boo