Ndodh në RMV – E shesin vajzën për 2500 euro!

Sad crying caucasian little girl

Shtetasi belg L.D.S. në periudhën kohore prej shkurtit deri në maj të vitit 2022, me qëllim që të mundësojë akte seksuale me fëmijë ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual në Belgjikë, me E.A. dhe F.B. prindër të vajzës 14-vjeçare, kishte dakorduar marrëveshje për martesë të detyruar

-Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Sektori për Hetime Kriminalistike – Njësiti Kombëtar për Çrrënjosjen e Trafikimit të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, realizoi rast për vepër të kryer penale “tregti me fëmijë” të kryer nga ana e tre personave, prej të cilëve njëri shtetas i Belgjikës. Shtetasi belg L.D.S. në periudhën kohore prej shkurtit deri në maj të vitit 2022, me qëllim që të mundësojë akte seksuale me fëmijë ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual në Belgjikë, njoftuan dje nga MPB, ka planifikuar dhe me personat E.A. dhe F.B. prindër të fëmijës, ka dakorduar marrëveshje për martesë të detyruar ndërmjet tij dhe vajzës së tyre të mitur – gjegjësisht fëmijë që ende nuk i ka mbushur 14 vjet.
“Për shkak të realizimit të qëllimit të tij që ta dërgojë fëmijën në Belgjikë, L.D.S. në shumë raste ka qëndruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me qëllim që të sigurohen dokumente personale për udhëtimin e fëmijës, L.D.S. prindërve të fëmijës iu ka dhënë rreth 2500 euro dhe në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave Vestern Union nga Belgjika personit E.A. i ka dërguar para në vlera të ndryshme”, sqarojnë nga MPB.
Në bazë të urdhrave të dhëna gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, më 16.05.2022, është bërë kontroll në shtëpinë dhe hapësirat e tjera ku përkohësisht qëndronte E.A. dhe F.B. në Strugë, prej ku janë siguruar prova materiale për veprën e kryer penale, përderisa në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është bërë kontroll ndaj personit L.D.S. pas çka tre personat janë privuar nga liria. Në ditën e njëjtë Njësiti Kombëtar për Çrrënjosjen e Trafikimit të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz në PTHP për NKOK ngriti kallëzim penal kundër L.D.S. (38) nga Belgjika dhe E.A. (33) dhe F.B. (34) nga Shkupi, ndërsa me qëndrim të përkohshëm në Strugë, për vepër penale “tregti me njerëz”. Me propozim të prokurorit publik, Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot me vendim të tre të dyshuarve iu përcaktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Për veprat penale për të cilat akuzohen prindërit janë përcaktuar dënime të larta me burg në kohëzgjatje prej të paktën 10, gjegjësisht 14 vjet për shtetasin belg.

Baby Boo