Ndodh edhe kjo: Shndërrohet në muze dhoma e hotelit ku flinte Messi në Katar


Kult e mani janë ndërtuar rreth Lionel Messit pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës. Katari ka menduar që ta shndërrojë në muze dhomën e hotelit ku flinte ylli argjentinas. Së pari kostumi tradicional i quajtur “Bisht”, e së voni edhe dhoma e hotelit. Lionel Messi është kryefjala në Katar, edhe pse kanë kaluar nëntë ditë nga finalja e madhe kundër Francës, kur Argjentina doli triumfuese.

Sipas medieve ndërkombëtare dhoma e hotelit ku pushonte Lionel Messi gjatë Kupës së Botës në Katar do të shndërrohet në muze. Hoteli “Qatar University” i Dohas duhe të ndihet me fat. Nga një dhomë normale hoteli, e përbërë me një tavolinë, një kolltuk, një divan ngjyrë gri, një televizion dhe dy shtretër – do të shndërrohet në një pikë turistike.

Dhoma “B201” ku ka qëndruar Messi është dekoruar me ngjyrat e Argjentinës dhe me mbishkrimin “L. Messi”.
Sipas informacioneve të para akoma nuk është vendosor se kur do të hapet për publikun e gjërë që ta vizitojnë këtë dhomë. Ndërkohë Lionel Messi po i vazhdon pushimet e tij. Nuk dihet se kur është e programuar data për rikthimin e tij në Paris, ku e pret faza e dytë e sezonit.

Nga të dhënat e fundit duket se shtatë herë fituesi i Topit të Artë me t’u rikthyer në kryeqendrën franceze do t’i intensifikojë edhe negociatat për vazhdimin e kontratës, pasi raportohet se një marrëveshje në parim mes përfaqësuesve të futbollistit dhe vetë drejtuesve të klubit ekziston prej disa ditësh.
35-vjeçari pritet të nënshkruajë vazhdimin e kontratës edhe për një tjetër vit, pasi ndihet i kënaqur në skuadrën kampione franceze dhe sheh më të lehtë edhe fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve, si dhe marshimin drejt Topit të Artë të tetë.
https://www.instagram.com/p/CmY1qQaL3yy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cdc136e9-cd17-4f38-b98e-55d69decda0d

Baby Boo