“Ndjesë z. Berisha, djali im shpërndan pica, nuk ka as shokë as shoqe, mos e përdorni për politikë”


Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që gσditi me grμsht kreun e PD-së Sali Berisha në prσtesëtn e opozitës është shprehur se djali i saj, vuan nga prσbleme të shëndetit mendσr.

Ajo ka thënë në një interviste për “Euronews Albania” se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i ka kërkuar ndjesë liderit të PD, Sali Berisha për aktin e kryer nga djali i saj.

Më tej nëna e të riut bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike. “Fatkeqësia e djalit tim nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia.

Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme.

Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë.

I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, është shprehur e ëma e 31 vjeçarit.

Baby Boo