Ndiqet penalisht ish drejtori i burgut të Gjevgjelisë


Padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur kundër ish drejtorit të burgut të Gjevgjelisë, transmeton Almakos.
Stacioni Policor në Gjevgjeli ka ngritur padi penale kundër P.N.(62) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në periudhën nga 31.07.2017 deri më 14.08.2017 i padituri, si drejtor i Burgut në Gjevgjeli, pasi që me 31.07.2017 i burgosuri A.T. nuk është kthyer nga pushimi prej në vikend, nuk ka dhënë urdhër për fletarrestë, gjegjësisht nuk e ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme./Almakos/

Baby Boo