“Ndihmo edhe Ti” vazhdon me aktivitete bamirëse


Gjatë muajt të Ramazanit kanë vijuar ndihmat që janë shpërndarë nga individ të ndryshëm por, edhe nga shoqata jo qeveritare të cilat për qëllim kryesorë kanë furnizimin e familjeve në nevojë!

Portali Pa Censurë doli në terren për të parë nga afër shoqatën humanitare “Ndihmo edhe Ti” që gjendet në fshatin Negotinë, ndërsa veprimi i saj përfshin të gjithë territorin e Maqedonisë. Kjo shoqatë humanitare gjatë muajit të Ramazanit dhe jo vetëm ka bërë furnizimin me pako ushqimore si dhe me veshmbathje familjeve në nevojë që gjenden në territorin e shtetit tonë, të cilët paraqiten tek kjo organizatë.

Kryetari i organizatës “Ndihmo edhe Ti” Enis Ibrahimi, në një intervistë për Pa Censurë bëri me dije se deri më tani, me pako ushqimore janë furnizuar mbi 150 familje gjatë muajtit të Ramazanit. Por brengë e nevojtarëve nuk është vetëm ushqimi, ata nuk kanë mundësi edhe të shërohen dhe për këto raste, siç na tregoi Ibrahimi shoqata humanitare “Ndihmo edhe Ti” ka bashkëpunim me Spitalin e qytetit të Gostivarit “Ferid Murad” nga ku personat të cilët kanë nevojë për mbulesë financiare që të shërohen në Spitalin e Gostivarit, e njëjta u mundësohet nga kjo shoqatë.

Poashtu shoqata ka edhe mjekun personal, i cili shkon tek shtëpia e pacientëve në nevojë dhe i mjekon falas. “Ndihmo edhe Ti” gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e teshave për fëmijët jetim dhe qytetarëve tjerë në nevojë. Nga kjo shoqatë na bëjnë me dije se këto aktivitete nuk do të kenë të ndalur ndërsa parashikohet edhe fillimi me ndërtimin e disa shtëpive. Gazetar: Nevrij Ademi/PaCensurë

Baby Boo