Ndihmë psikologjike falas për familjet me sëmundje të rralla


Për vitin 2019, përmes linjës ndihmë për familje me sëmundje të rralla’ është siguruar përkrahje psikike dhe psikoterapeute për familjet me sëmundje të rralla, informojnë nga Shoqata “Jetë me sfida”, transmeton Portalb.mk.

Linja për ndihmë e “Jetë me sfida” është komunikim i hapur i telefonit, email-it, facebook-ut, Vider-it, mbledhjes person me person, takime të familjeve… linja për ndihmë është për përkrahje informative, për orientimin dhe përkrahjen e pacientëve për arritjen e drejtave të tyre në lidhje me shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Neokorteks – Qendrën për trajnim dhe edukim psikoterapeut, psikodiagnozë me qëllim që të ofrohen: sesione inviduale psihoterapeute, terapi partnere dhe këshillim, terapi familjare dhe këshillim, këshillim psikologjik për prindër, testim psikologjik me përpunimin e gjetjeve dhe mendim dhe shërbime të tjera që u nevojiten familjeve që përballen me ndonjë sëmundje të rrallë.

Baby Boo