Ndihma kineze mbërriti në aeroportin e Shkupit


Sot në Aeroportin e Shkupit arriti ndihma nga Republika Popullore e Kinës. Me këtë rast, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kombëtar për menaxhim me ndihmën e huaj në vend, Bujar Osmani dhe Ambasadori kinez, Zhang Zuo, realizuan video konferencë në të cilën dërguan mesazhe edhe deri tek publiku.

“Në Aeroportin e Shkupit sot arritën mbi pesëmijë teste COVID të cilat i kemi më se të domosdoshme dhe furnizimi me të cilat është i kufizuar, si dhe pajisje mbrojtëse tejet të rëndësishme, siç janë rrobat mbrojtëse, maskat, kapelat mbrojtëse etj” – theksoi Osmani, me ç’rast shprehi mirënjohje të madhe ndaj Republikës Popullore të Kinës, dhe deri tek Ambasadori Zhang Zuo, për angazhimin e madh për sigurimin e kësaj ndihme.
Me këtë rast, ai theksoi se kjo nuk është ndihmë e rastësishme, por paraqet pjesë të ndihmës së vazhdueshme që Republika Popullore e Kinës e siguron për vendin tonë dhe paraqet dëshmi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si me Ambasadorin Zuo dhe ekipin e tij, ashtu edhe në përgjithësi me shtetin kinez.

Baby Boo