Ndeshja Zvicër-Serbi ndiqet me emocione në Presidencë


Ndeshja me Zvicrës dhe Serbisë është ndjekur me mjaft emocione dhe Presidencë. Kreu i Shtetit Ilir Meta, gjatë këtij botërori ka krijuar një “Fan Zone” në ambientet e Presidencës ku së bashku me të ftuarit ndjekin spektaklin e futbollit.

Ditën e sotme, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është më emocionuese të përballjet e tjera. Kjo për shkak se në ekipin e Zvicrës luajnë jo pak shqiptarë. Kreu i shtetit ka deklaruar se në mungesë të Holandës, në këtë botëror ishte tifoz me Zvicrën për shkak të shqiptarëve që luajnë në këtë ekip.

Në ndeshjen e sotme, në Presidencë ishin të ftuar mjaft përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, por edhe emra të njohur të botës së sportit shqiptarë, intelektualë dhe gazetarë.

Mes shumë të ftuarve binte në sy prania e Rahman Parllaku, gjeneralit 99-vjeçar, i cili pranuar ftesën e Presidentit. Në krah të kreut të shtetit kanë qenë të pranishëm edhe djali dhe gruaja e emblemës se futbollit shqiptar, Panajot Pano.

Baby Boo