Ndeshja me Çekinë, publikohet lista e Kombëtares Shqiptare


Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Çekisë më 12 Tetor dhe ndaj Bullgarisë më 17 Tetor, në kuadër të Euro 2024.

Kështu, portierë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Frederic Veseli.

Në repartin e mesfushës janë grumbulluar Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Keidi Bare, Qazim Laçi.

Dhe në sulm janë Mirlind Daku, Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

Baby Boo