Ndeshja e La Ligas do të transmentohet “live” në TikTok


Një risi për transmetimin e ndeshjeve live vjen nga La Liga. Kampionati spanjoll ka vendosur që ndeshja Real Sociedad – Real Betis të transmetohet live në “Tik Tok”.

Ndeshja e ekipit të Real Sociedad, ku aktivizohet dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, do të jetë ndeshja e parë në 5 ligat kryesore evropiane që do të transmetohet direkt nëpërmjet këtij aplikacioni.
Pamjet do të mundësohen në kualitetin 4K, dhe në këndvështrim vertikal, risi kjo historike përsa i përket transmetimit të ndeshjeve në platformat e rrjeteve sociale.

Baby Boo