Ndeshja e fundit e verdhekuqve në EURO2020, Pandev përshëndetet me Përfaqësuesen


Johan Cruyff Arena është stadiumi kryesor i kryeqytetit holandez të Amsterdamit dhe stadiumi vendas i klubit të futbollit Ajax. I ndërtuar më 1996 me një kosto prej 140 milion €, stadiumi ishte i njohur më parë si Amsterdam Arena por me pas u riemërua për nder të futbollistit legjendar holandez Johan Cruyff, i cili vdiq në mars 2016.

Në këtë stadium përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit për EURO2020. Maqedonia nuk arriti të marrë asnjë pikë nga dy ndeshjet e kaluara me Austrinë dhe Ukrainën, skuadra të cilat Holanda i mposhti pa problem.
Por “tulipanët” kanë siguruar plasmanin dhe në këtë ndeshje do të jenë më të relaksuar. Angellovski është i vetëdijshëm se e pret ndeshje e vështirë, por thotë se ka pasur mjaftë kohë për të bërë analiza.

“Nesër luamë me kundërshtar më të fortë se Ukraina dhe Austria. Kundërshtar që pa problem mposhti këto dy përfaqësuese, kështu që mendoj se kishim mjaftueshëm mundësi që të analizojmë nëpërmjet dy ndeshjeve të zhvilluara por gjithashtu edhe ndeshjet tona ti analizojmë. E dimë mirë se ku ishim të mirë dhe ku gabuam”, tha Igor Angellovski.

Kapiteni i cili më 27 korrik mbush 38 vjet pas kësaj ndeshje do të përshëndetet me përfaqësuesen e Maqedonisë. Ai është shprehur i lumtur se ndeshjen e fundit do ta mbyll në këtë mënyrë.
“Përshëndetje më të mirë se në ndeshjen ndaj Holandës nuk kam mundur as të dëshiroj, në një Kampionat Evropian, në një stadium siç është Arena Johan Krojf”, tha Goran Pandev.

Pas evropianit edhe Igor Angellovski pritet të largohet nga pozita e trajnerit, pasi i mbaron kontrata me FFM.
Ndryshe në ndeshjen e sotme nuk do të jenë të pranishëm tifoz nga Maqedonia, për pasi shteti holandez nuk lejoi udhëtimin e tyre për shkak masave anti-kovid. Në tribunë do të jetë një pjesë e vogël e diasporës.

Baby Boo