Ndërton shtëpinë me mbishkrimin, “Donald Trump”


Kanë mbetur edhe 8 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Kosovarët të njohur si populli më proamerikan në botë, kanë mendime të ndryshme se kush duhet të jetë presidenti i radhës amerikan.

Por një bashkatdhetar nga Istogu duket se është i bindur në rizgjedhjen e Trumpit president.

Ai ka ndërtuar një shtëpi të bukur banimi të cilën e ka emëruar me emrin e presidentit aktual. “Donald Trump-Amerika”, është mbishkrimi i vënë në shtëpinë e bardhë.

/Indeksonline/

Baby Boo