Ndërtimet në Ohër, sektori civil bllokon komunën


Në mënyrë të pazakonshme, me vendosjen e një pëlhure të madhe në hyrje të Komunës së Ohrit në të cilën shkruante “Moratorium”, një grup i aktivistëve ekologjik kërkuan nga autoritetet lokale dhe këshilltarët e qytetit moratorium rreth ndërtimit të objekteve pranë bregut të Liqenit të Ohrit. E gjithë kjo ndodhi para fillimit të seancës së Këshillit të Komunës. Prandaj, këshilltarët mund të hynin vetëm përmes vrimës së bërë në pëlhurë.

Siç e shikoni edhe vetë, mbishkrimi Moratorium e jep motivin kryesor të protestës sonë të qetë, ndalesë për të gjitha ndërtimet e pakontrolluara në bregun e Ohrit, të atyre ndërtimeve për të cilat Komuna e Ohrit është kompetente – deklaroi Mirosllav Kotevski – Shoqata Lagadini i Vjetër.

Nga nisma qytetare “Ohrid Sos” thonë se për një hap të këtillë kanë vendosur për shkak të anashkalimit të rekomandimit të UNESKO-s për vendosjen e moratoriumit për ndërtime deri në miratimin e dokumentacionit përkatës planor në pajtim me strategjinë për zhvillim të tij të qëndrueshëm.

Miratohet plan urbanistik për pjesën nga Gorica deri te rruga për në Shën Naum. Çfarë do ndërtohet, si do ndërtohet, askush nuk di asgjë. Kjo është ajo më e keqja që i ndodhë Ohrit. Sa i takon Shqipërisë, këtu ka edhe objekte legale edhe jolegale. Mendoj se Shqipëria siguroi 3 milionë euro për kompensim ato që kanë ndërtime legale dhe i rrënoi ato, duke filluar nga kufiri jonë e deri në Lin – tha Trajçe Taleski- Ohrid SOS.

Nga komuna e Ohrit thonë se nuk i kuptojnë arsyet për protesta para komunës.

Vendimi për moratorium nuk ka të bëjë vetëm për komunën e Ohrit sepse në rajonin e Ohrit edhe në vendimin për UNESKO kur u shpall si zonë e mbrojtur futen edhe Struga dhe Debërca. Në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet kjo kërkesë e komisionit të UNEKO-s dhe ne do të marrim vendim si dhe Qeveria e Maqedonisë që është nënshkruese e ratifikimit me UNESKO-n, do të merret vendim se a do të ketë moratorium apo jo – pohoi Jovan Stojanovski- kryetar i Ohrit.

Për shkak të tërheqjes nga aspekti ekonomik dhe turistik, rajoni i Ohrit dhe Strugës vitet e kaluar ishte cak i objekteve të reja, sidomos rreth bregut të liqenit, edhe pse disa prej tyre ndërtohen edhe pa leje përkatëse për ndërtim.

Miki Trajskovski

Baby Boo