Ndërron jetë Ymrane (Vula) Lamaxhema


Sot, në orët e mëngjesit, ne moshën 71 vjeçare, ndëroi jetë veteranja e arsimit, arsimtarja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ymrane Lamaxhema.

Arsimtarja Ymrane, tërë jetën e saj profesionale ia përkushtoi edukimit dhe mësimit të fëmijëve dhe nxënësve në shkollën fillore “Liria” të Shkupit.

E ndjera, do të ngelë në kujtimet e gjeneratave të shumta që kaluan nëpër bangat e shkollës dhe ndoqën mësimet në orët e saja.

Arsimtarja Ymrane, trashëgohet nga fëmijët e saj Taulanti, Albani dhe Agnesa. I pikëlluar ngel edhe bashkëshorti Saqin Lamaxhema.

Varrimi i të ndjerës bëhet pas faljes së drekës në xhaminë e Çairit, ditën e diel, 24 qershor 2018, në orën 14:00, në varrezat e Butelit në Shkup.

Baby Boo