Ndërron jetë veterani i arsimit Sabit Halimi


U shua edhe një qiri,shëmbëlltyrë e mësuesisë shqiptare, SABIT HALIMI.

Sot,para dite,në Spitalin Klinik të Tetovës,në moshën 81 vjeçare,ndëroi jetë veterani i mësuesisë,ish n o r m a l i s t i, SABIT HALIMI.

Nxënës i normales “Z.L.-Marku” në Shkup,nga fundi i viteve të ’50-ta,Sabit Halimi,(sot)Komuna e Tearcës,me kritere tejet të ashpra dhe diskriminuese,dhe me kushte ekonomike,siç thuhet,të bukës me shtatë kore,arrinē të kualifikohet mësues(atëhere të tillë numëroheshin në gishtra)…Prej fillimit të viteve të ’60-ta,deri në pensionim, mesuesi Sabit shpirtërisht u mishërua me mësuesinë.
Ky lis që mbijetoi shumë shtërngata të kohërave tejet të egrra,dijti ti ikë edhe sëpatave të sistemit katil antishqiptarë sllavokomunist.Ai në vite mbolli dhe mbinë shumë filiza,sot të rritur edhe ata në lisa premtues…

Për Mësuesin Sabit,dhe për shumë normalist të asaj kohe,historia e shkollës shqipe thua se fare nuk i përmendë.Nuk e dimë nëse në katedrat e pedagigjisë në universitetet tona,në lëndën e Historisë të Shkollës Shqipe përmenden mësyesit e dalluar,siç ishte edhe mësuesi Sabit, të cilët,me vetësakrificë,dijtën ta ruajnë dhe avansojnë atë.
Në Tetovë me vite është e regjistruar edhe Shoqata e Pedagogëve.Me sa dihet,përveç një dreke solemne që organizojnë bashkërisht,një here në vit,për shkollën shqipe dhe për mësuesit e dalluar,asgjë s’kan shkruajtur.Deri tani kanë mundur,s’paku një monografi ta botojnë.
Është OJQ-ja”NISMA’68” e cila në vitin 2019 thirri dhe mbajti Konferencën e parë Shkencore kushtuar shkollës shqipe.Materialet e konferencës i botoi në librin:”Programet shkollore dhe tekstet mësimore…”ku bëhet fjalë për degradimin sistemorë të shkollës shqipe në këto 30 vjet të tranzicionit demokratik(?!).Në këtë vit(2019),OJQ “NISMA’68”,për qytetarët e dalluar në moshë,organizoi një mbrëmje solemne,në të cilën lauratëve të paracaktuar u ndau pllakata të praruara mirënjoje,nga një portret të tyre,(grafik dhe fotografi)ku në emër të qytetarëve tetovarë e mbarëshqiptarë,u shprehën edhe faliminderimet e tyre,me premtimin se ata kurrë s’do harrohen…
Tani që bëj këtë shkrim kushtuar Mësuesit Sabit,zbusë dhimbjen për të,kurë kujtoj se atë mbrëmje,laureat i çmim-përkujtimit ishte edhe mësuesi i popullit,sot i ndjeri SABIT HALIMI.
QOFTË I PAHARRUAR!