Ndërron jetë themeluesi i klubit të futbollit Shkëndija, Shinasi Karaxhenemi


Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në rrjetin e saj social facebook ka ngushëlluar Shinasi Karaxhenemin me fjalet:

Me keqardhje të thellë sot mësova lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit, veprimtarit dhe njërit prej burrave të urtë të këtij qyteti, Z. Shinasi Karaxhenemi!
Do ta kujtojmë si njeri të idealeve, burrë fisnik e fjalëpak, e që shpesh dinte të ndihmojë dhe këshillojë të tjerët! Z. Karaxhenemi shquhet edhe si një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të klubit të futbollit Shkëndija në vitin 1979.

Baby Boo