Ndërron jetë pronari i Radio Kometa në Gostivar


Në moshën 46 vjeçare është ndarë nga jeta pronar i Radio Kometa nga Gostivari, Rade Isajlovski.

I ndjeri nuk ka mundur të përballojë betejën me sëmundjen. Për një kohë të gjatë ka vuajtur nga tromboza e gjakut.

I ndjeri për 15 vite ishte i angazhuar në Radio Kometa në Gostivar, ndërsa më vonë radioja kaloi në pronësi të tij.

Stafi i Gostivari Sot shpreh ngushëllime deri te familja e të ndjerit./Gostivari Sot

Baby Boo