Ndërron jetë profesori Velid Muhamed Abdulbaki


Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Paska vdekur, dr. Velid Muhamed Abdulbaki, profesori jonë i dashur, i cili na dha mësim në institutin e gjuhës arabe në universitetin e Kasimit.

Një profesor me tipare shumë të larta; kush takohej me të, nuk kishte dëshirë të ndahej prej tij. Aq shumë na bëri të dashur gjuhën arabe, saqë nuk kam si ta përshkruaj.

E kujtoj si sot, kur në orët e para na tregoi për shejh Muhamed ibn Ismail Mukademin, një dijetar të Egjiptit… Na pyeti se a e njohim? – Po – I thashë. Dhe e kam lexuar librin e tij të përkthyer në gjuhën tonë: Përse falemi? Ai u gëzua tepër, dhe në shenjë respekti m’i dhuroi ca rijalë, të shkruara në to: Të lumtë!

Allahu të mëshiroftë, e Xheneti qoftë vendtakimi ynë!
Burim Halit Koçinaj

Baby Boo