Ndërron jetë një tjetër pacient nga koronavirusi në Shqipëri


Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri. Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me Covid19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

“Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.” – njofton ministria e Shëndetësisë.

Nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të ketë një bilanc të rënduar nga koronavirusi, duke regjistruar 64 infektime të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 tre persona, ndërsa janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Baby Boo