Ndërron jetë nga koronavirusi mjeku i njohur nga Kosova


Mjeku i njohur i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, Dr. Gëzim Berisha ka vdekur nga koronavirusi.
Berisha, pas një beteje prej disa ditësh me Covid-19, ka ndërruar jetë gjatë paraditës së sotme, në moshë relativisht të re.
Lajmin e për vdekjen e mjekut e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës Dr. Ali Berisha.

Ku është njoftimi i plotë:
Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së.

Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim.
Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim!”, ka shkruar Berisha.

Baby Boo