Ndërron jetë nga koronavirusi këngëtarja e njohur shqiptare


Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore me Covid-19, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqëre Rainita Pupi.
Këngëtarja është ndare nga jeta në moshën 52 vjecare ditën e sotme në spitalin Covid në kryeqytet, ku ishte edhe nën kujdesin e jekëve.

Kohet e fundit familjaret e saj, edhe ne media kane kerkuar ndihme per mjekim me te specializuar per Rainiten.
Me gjithe perpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.
Artistja 52 vjecare Rainita Pupi ka lene nje repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier që do te jenë nje thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm.

Baby Boo