Ndërron jetë në vendin e punës një punëtor ndërtimi në Çair të Shkupit


Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit “8 Shtatori” mbrëmë është raportuar se rreth orës 12 me lëndime të rënda tek ta është sjellë C.V.(63) nga Kumanova, i cili ka ndërruar jetë në orën 10.

“Sipas asaj që raportohet, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në zonën e Çairit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”- tha MPB.

Rasti është duke u zbardhur.

Baby Boo