Ndërron jetë në moshë të re ushtari nga Zajazi, Lazam Ademi


Kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nëpërmjet një publikimi në facebook ka bërë të ditur lajmin e kobshëm se në moshë të re ka ndëruar jetë Lazam Ademi nga Zajazi.

“U shua një jetë rinore
Lazam Ademi, djal i ri, i sjellshëm e punëtor, ushtarak e aktivist i dalluar, vëllau i vetëm i dy motrave binjake, i lindur e rritur në një familje bujare, papritmas e kaploi vdekja e hershme, duke na lënë në dhimbje dhe me lot në sy.

gjithë qyteti në vaj për ndarjen e hershme nga jeta e të riut nga Zajazi. Përjetë do ta kujtojmë me mall.
Me zemër të thyer ndaj pikëllimin me familjen, nënën e babain, motrat dhe tërë farefisin, duke i ngushëlluar për humbjen e më të dashurit. Lazam, prehu në paqe” ka shkruar Dehari.

Baby Boo