Ndërron jetë në gjumë futbollisti 18-vjeçar


Kapiteni 18-vjeçar i ekipit për të rinj të futbollit të Mansfield Town ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Ishte klubi anglez i futbollit që konfirmoi lajmin për vdekjen e të riut Ryan Evans, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Swadlincote.

“Jemi të pikëlluar për këtë lajm. Mendimet e lutjet tona shkojnë për familjen e Ryan. Ai ishte një lojtar dhe një lider fantastik, gjithmonë i gatshëm për të mësuar dhe kishte një entuziazëm të pashoq”, thuhej në një reagim zyrtar të klubit të futbollit.

Sulmuesi 18-vjeçar mësohet se ndërroi jetë në gjumë, për shkaqe ende të panjohura. Dyshimet janë se Evans mund të ketë patur një problem të fshehur me zemrën.

I riu ndërroi jetë më datë 24 Maj, por lajmi u konfirmuar vetëm një ditë më parë nga klubi i futbollit.

Baby Boo