Ndërron jetë i burgosuri, ishte në prag të daljes nga burgu i Shutkës


Në burgun e Shutkës vdiq një i burgosur 54 vjeçar me iniciale D. Z. i dënuar me një vit e gjysmë burg. Ai ishte në prag të lirimit pasi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit ndërsa ishte dënuar për drogë.

Jozyrtarisht gjithçka ka ndodhur teksa i dënuari ndodhej në shëtitoren e burgut. Portali “Makfaks”mëson se i burgosuri fillimisht ka qenë duke luajtur futboll, pas çka është sëmurë. Policia ka intervenuar menjëherë për të ndihmuar dhe kanë thirrur edhe një ambulancë. Edhe pas tentimit për t’ia rikthyer pulsin, mjekët konsatuan vdekje. Jozyrtarisht, shkak i vdekjes është infarkti.

I dënuari ishte në prag të lirimit, në burg ka qenë ne pjesën gjysmë të hapur ku të dënuarit vuajnë dënime për vepra të lehta.

Baby Boo