Ndërron jetë gazetari Zejnulla Veseli


Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli. I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në gazetën LAJM, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.

Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi.
Vd*ekja e Zejnullait është humbje e madhe për gazetarinë në vend, ndërkohë që gazeta KOHA i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Veseli.

Baby Boo