Ndërron jetë edhe babi i fëmijëve!


Aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen i ka marrë jetën edhe babait të fëmijës tre vjeçar.

Familja e përbërë nga tre anëtarë, çifti dhe fëmija i tyre tre vjeç ishin duke udhëtuar me një makinë tip Opel kur janë përplasur me një mjet tip Benz.

Fëmija i mitur ndërroi jetë në vend, ndërsa babi i tij pak minuta më vonë në spital, kurse ende nuk ka informacione se në ç’gjendje ndodhet gruaja.

Makina tip Benz që drejtohej nga një burrë u përfshi nga flakët ndërsa drejtuesi i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, që tronditi vendin pak ditë para ndërrimit të viteve, por grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të tij.

Baby Boo