Ndërron jetë aktorja e njohur e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”


Sabina Toziya, aktorja e njohur në “Sulejmani i Madhërishëm” ka ndërruar jetë në moshën 75- vjeçare.
Në serialin e famshëm ajo u bë shumë e dashur për publikun në rolin e Afife Hatun, dadoja e sulltanit.

Sabina humbi jetën si pasojë e një tumori në kokë, e cila vuante prej kohësh.
E lindur në 1946 në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Toziya studioi aktrim në Teatrin Shtetëror të Shkupit. Përveç serisë televizive “Muhteşem Yüzyıl”, ajo gjithashtu mori pjesë në filmat “Bal Kaymak” dhe “Annemin Yarası”.

Baby Boo