Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik nga Likova, Fuat Jashari


Sot ndërroj jetë atdhetari Fuat Jashari. Tani i ndjeri Fuat Jashari lindi në fshatin Orizare të komunës së Likovës më vitin 1953.
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin e mbaroi në Kumanovë dhe studimet i vazhdoi në Shkup.

Ai që në rininë e tij të hershme ishte i kyçur në veprimtarinë atdhedashëse së bashku me shumë atdhetarë shqiptarë të mbarë trojeve shqiptare.Fuati së bashku me shokët e tij të idealit kombëtar, do të ishte gjithnjë në shënjestër të organeve të sigurimit shtetror, të cilët shumë herë deshën të e arrestojnë e burgosin.

Veprimtari i çështjes kombëtare Fuat Jashari do të burgoset më 22 prill të vitit 1989 dhe u dënua më një vit burg, vuajti 6 nuaj burgim dhe në këtë kohë tani i ndjeri veprimtari i çështjes kombëtare ishte në moshën 36 vjeçare. Fuati edhe pse i përndjekur, i burgosur dhe i torturuar kur nuk e ndali veprimtarinë e tij atdhetare, kështu që kontributi i tij ishte gjithnjë i përkushtuar për çështjen kombëtare.

Një gjë të tillë Fuat Jashari së bashku e dëshmoi duke dhënë kontributin e tij me shokët e idealit në të tri Luftrat Çlirimtare.Shtëpia e Fuat Jasharit gjatë vitit 2001 ishte shëndruar një shtëpi ku ishin vendosur grupet e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga të gjitha trojet tona.Ai dhe familja e tij dhanë një kontribut shumë të madh gjatë kësaj lufte në të gjitha aspektet.

Fuat Jashari edhe në aspektin politik dha kontributin e tij të pamohushëm kurr nuk mungoi për të ndihmuar zgjidhjen e çështjes kombëtare , por në kohën e fundit ishte i paknaqur dhe i zhgënjyer dhe nuk u pajtua deri në çastet e fundit të jetës së tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare siç kishte vepruar dhe synuar ai.

I nderuari shoku im i fëmijërisë dhe i shkollës tetëvjeçari ikja e sotme e ytja nga kjo botë në botën e amshuar na preku thellë në shpirt.

Unë sëpaku për çdo natë komunikova me ty, por ti ishe aq i fortë dhe i denjë dhe këmbëngulës se çështja shqiptare duhet të zgjidhet dhe populli shqiptar duhet të shtrihet në të gjitha trojet tona arbërore dhe të jetoj në një shtet që mbanë emrin Shqipri.

Kujtimet e mia për ty kurr nuk do të i harroj shoku im edhe pse u ndamë pa u përshëndetur.

I nderuari shoku im Fuat Jashari ti prehu i qetë në varrin e tokës së vendlindjes tënde Orizares që aq shumë e deshe që nga fëmijëria.

Prehu i qetë në tokën tënde arbërore për të cilën shpirti yt gjithnjë u dogj flakë që të jetë e bashkuar dhe jo e coptuar në kaq pjesë Ky ishte idaili yt shuku im i fëmijërisë Fuat Jashari.

Tani lus Zotin që të shpërblej me xhennet në botën e amshuar. E nderuara familje e Fuat Jasharit pranoni ngushllimet e mia me rastin e vdekjes së më të dashurit tuaj Fuat Jasharit! Ngritne kokën lartë dhe bëhuni krenar për këtë veprimtar i cili tërë jetën ia përkushtoi çështjes kombëtare.

Orizare,
23 korrik 2019-07-23
Nehat Jahiu

Baby Boo