Ndërroi jetë një foshnje në Shuto Orizare, mjeku konstatoi vdekjen pa shenja dhu*ne


Një foshnje është raportuar e vdekur në repartin e policisë në Shuto Orizare dje rreth orës 07:00, në një shtëpi në rrugën “Guadalahara”.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë kanë dalë në vendngjarje zyrtarët policor, ndërsa mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vd*ekjen pa shenja dhu*ne.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Në njoftimin e policisë nuk është përmendur nëse dihen shkaqet apo nëse familjartë kanë përmendur ndonjë shkak për vd*ekjen e foshjes.

Baby Boo