Ndërroi jetë ish deputeti i LSDM


Në moshën 71 vjeçare dje ka ndërruar jetë ish-deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Naqe Stojanovski.
Lajmin për vd*ekjen e tij e ka kumtuar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
“Ndërroi jetë Naqe Stojanovski, anëtar i dalluar i LSDM, deputet për tre mandate dhe kryerës i disa detyrave të rëndësishme, mes të cilave ishte edhe drejtor i Regjistrit Qendror.

Do të kujtojmë përkushtimin dhe palodhshmërinë e tij, humorin, modestinë dhe para se gjithash shoqërinë “, ka shkruar Sheqerinska.
Stojanovski ka qenë deputet gjatë mandateve 1991-1994, 1994-98 dhe 98-2002

Baby Boo