Ndërroi jetë bariu i cili u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës


Bariu i cili u gjet i ngrirë në bjeshkët e Kratovës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Shtipit.
Informacionin për “A1on” e kanë konfirmuar nga spitali. Pacienti është mjekuar me terapi konservative dhe ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gjakderdhja në tru.
“Me siguri pacienti ka pasur marramendje dhe si pasojë e kësaj është rrëzuar në humnerë dhe ka qenë pa ndjenja. Pastaj edhe ka ngrirë”, tha në nga spitali.

Ndryshe, rasti i bariut që u gjet pa ndjenja, u bë i njohur pas reagimit të mjekut Pavle Zafirov, i cili i revoltuar nga institucionet e tregoi tërë ngjarjen që ka kaluar me këtë pacient.
Ai tha se pasi makina e ndihmës së shpejtë nuk ka mundur të ngjitet deri tek bariu për shkak të terrenit të papërshtetshëm, ai së bashku me katër persona e kanë bartur në dorë pacientin për pesë orë, deri në Spitalin e Shtipit.

Siç shkroi në Facebook mjeku Zafirov, institucionet tek të cilat është drejtuar për ndihmë, nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij.
Nga Qendra për menaxhim me kriza, dje thanë se prej tyre nuk është kërkuar helikopter dhe për këtë arsye nuk kanë ndihmuar.
Për rastin e bariut, që u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës, reagoi edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov. Ai kërkoi nga institucionet shëndetësore që ta heqin nga përdorimi fjalën “nuk jemi kompetent” dhe të veprojnë si njerëz.

Baby Boo