Ndërprerje e ujit për pije në qytetin e Gostivarit


Ndërmarrja Komunale e Gostivarit “Komunalec” për nesër ka paralajmëruar ndërprerje disa orëshe të ujit për pije në një pjesë të qytetit. Arsye për ndërprerjen është sanimi i defektit.

“Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të rregullimit të tubave në afërsi të stacionit hekurudhor. Planifikohet që të zgjasë deri pasdite, gjegjësisht deri në rregullimin e tubave”, informojnë nga ndërmarrja.

Për nesër gjithashtu është paralajmëruar ndërprerje e ujit për pije edhe në shumë vende tjera, për shkak të rregullimit të stacionit filtrues..

Baby Boo