Ndëron jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin


Ka ndëruar jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin të Gjermanisë, Ramadan Nazifi, kështu informon ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e ambasadorit Ramadan Nazifi, ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe për shumë vite në Ministrinë e Punëve të Jashtme si diplomat profesionist.

Ramadani, me të cilin krijova miqësi personale, ishte njeri dhe diplomat i shquar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë. U prefsh ne paqe!

Baby Boo