Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”-Tetovë, gjatë fundjavave, do të hap linjën e rregullt Tetovë-Kodra e Diellit dhe anasjelltas


Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”-Tetovë ka njoftuar se prej 27.01.2024 do të hap linjën e rregullt Tetovë-Kodra e Diellit dhe anasjelltas. Këtë e ka njoftuar kryetari i Tetovës Bilall Kasami.

“Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”-Tetovë 🚌, gjatë fundjavave, do të vë në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve linjën e rregullt të transportit publik në drejtimin, “Tetovë – Kodra e Diellit- Tetovë”!
Linja do jetë funksionale nga dita e Shtunë 27.01.2024.
Le t’i shijojmë së bashku bukuritë e Kodrës së Diellit. Jemi në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Kasami në facebook.

Baby Boo