Ndërhyn Policia, anulohet tubimi i Mozzikut në Prizren


Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të njerëzve nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mbanë reperi kosovar Mozzik nëpër qytetet e Kosovës. Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë tur*ma të tilla të njerëzve. “Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë tu*rma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë Qalaj për Insajderin.

Baby Boo