Ndeja e 16 policëve që përfundoi me vra*sjen e njërit prej tyre: Çka ndodhi mbrëmë në Zllatar?


Lirim Haxholli, 24 vjeçar është zyrtari policor që mbeti i vr*arë mbrëmë në një ndejë në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Siç tha policia në versionin zyrtar të saj, Haxholli u qëllua me ar *më zjarri “aksidentalisht”.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vd*ekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vde*kjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arr*estuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

E Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur pak më vonë se në ndejën ku mbeti i vrarë vik tima ishin 15 policë tjerë, andaj që të gjithë janë suspenduar.

Njëri prej tyre është arre*stuar për vra*sje, pesë janë arr*estuar për të shtëna me ar*më zjarri, teksa nëntë të tjerë janë suspenduar.

Baby Boo