Ndarja e Besës, ende pa epilog konkret gjyqësor


bajnë të njëjtin emër, të njëjtën logo me po të njëjtin slogan, por kanë qëndrime të kundërta, madje njëra prej tyre është pjesë e ekzekutivi, ndërsa tjetra në opozitë. Dy grupet e Lëvizjes Besa që u ndanë si pasojë e mosmarrëveshjeve për të parin e partisë, vazhdojnë të paraqiten në opinion si parti të vetme duke shkaktuar kështu konfuzion. Nga krahu i Gashit hezitojnë të komentojnë në lidhje me çështjen duke thënë se presin vendimin final të Gjykatës, sipas të cilëve, do të ndodhë së shpejti.

Presim që procesi gjyqësorë shumë shpejt të ketë epilog. Derisa të ketë vendim gjyqësor, do të përmbahemi nga çdo lloj komenti- thonë nga Besa e Gashit.

Nga BESA e Kasamit mbrojnë tezën se ka vetëm një BESË dhe se kryetari i saj është Bilall Kasami. Ata fajësojnë krahun e Gashit për hutinë që e shkaktojnë në opinion duke iu dhënë dy alternativa, ose të kthehen në Lëvizjen Besa nëse ndihen të tillë ose të hapin subjekt tjetër politik. Sekretari Gjeneral i Besës së Kasamit, Arianit Hoxha thotë se në rast se gjykatat vendosin në të mirë të Afrim Gashit, atëherë kjo do të ishte një pasqyrë e gjendjes jo të mirë të drejtësisë në Maqedoni.

Në Republikën e Maqedonisë, parti politike Lëvizja Besa është një dhe ajo ka për kryetar partie Bilall Kasamin”.“Ka një palë që thirret në emër të Lëvizjes Besa dhe nuk ka asnjë lloj subjektiviteti për Besën dhe ne apeluam deri atëherë dhe përsëri apelojmë se nëse ata e ndjejnë me të vërtetë të jenë pjesë të Lëvizjes Besa, janë të mirëseardhur që të vijnë dhe t’i bashkëngjiten organeve që janë zgjedhur në kongresin e partisë. Në rast se kanë vlerësim tjetër politik është mirë që të formojnë parti politike dhe të vazhdojnë si subjekt në vete që të mos e krijojnë këtë huti e cila po bëhet në opinion, që fatkeqësisht në shumë raste nga qarqe të caktuara po i jepet një peshë si grup politik që në fakt nuk janë grup politik- tha Arianit Hoxha – Sekretar gjeneral i Besës së Kasami, njfton Alsat M.

Në regjistrin qendrorë, në krye të partisë vazhdon të qëndrojë Bilall Kasami. Por për këtë arsye, grupi i Gashit ka ngritur lëndë në Gjykatën Administrative, e cila gjashtë muaj më parë, vendosi se shkarkimi i Kasamit nga kreu i partisë ka qenë i jashtëligjshëm, duke mohuar kështu pretendimet e Gashit se është i pari i partisë. Të njëjtit, u ankuan në Gjykatën e Apelit, e cila para tre muajsh e ktheu lëndën në shkallë të parë me arsyetimin se nuk ka pasur dokumentacion të kompletuar. Por lënda e Besës ka mbetur në sirtarë të Gjykatës pasi që edhe pas tre muajsh, ende nuk kemi një vendim konkret për atë se cilit krah i përket partia. Nga gjykatat thonë se gjatë javës së ardhshme do të informojnë detajishtë se deri ku ka arritur procesi dhe se kur pritet vendimi final. Por deri atëherë, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi vazhdojnë të prezantohen edhe më tej në opinion si dy kryetarë të të njëjtit subjekt politik./Pacensure