Ndan të varfrit nga të pasurit, ‘muri i turpit’ në Peru do të shembet! Gjykatësi: Nuk mund të ndahet shoqëria në klasa


Gjykata Kushtetuese e Perusë ka urdhëruar shembjen e një muri që ndan të pasurit nga të varfrit. Magjistratët argumentojnë se ai mur është diskriminues. Muri i turpit në Lima është i gjatë 10 kilometra dhe mbi dy metra i lartë. Në disa pjesë është i mbuluar me tela me gjemba.

Janë qytetarët që e kanë quajtur Muri i Turpit. Pjesa e parë e murit u ngrit në vitet 1980, me pretekstin e mbrojtjes së lagjes së pasur “La Molina” nga grupi gueril “Shtegu”, i konsideruar organizatë terroriste në Peru. Në vitet 2000 muri u zgjerua edhe më shumë, me pretekstin se të varfërit hynin dhe pushtonin tokat.

“Ne kemi marrë një vendim unanim, që muri që ndan lagjet duhet të shembet,” tha gjykatësi për mediet. “Është një mur diskriminues… Nuk mund t’i ndajmë peruanët sipas klasave shoqërore. Kjo është e papranueshme, nuk ndodh më askund në botë,” tha gjykatësi.

Gjykata vendosi një afat prej 180 ditësh për shembjen e murit.

Baby Boo