Ndalohet riqarkullimi i 500-ëshes në Kosovë


Banka Qëndrore e Kosovës ka obliguar institucionet financiare bankare dhe jo banke që të ri-qarkullimin kartëmonedhës prej 500 euro.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se vendimi është marrë nga Bordi i BQK-së.

“Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro.” – thuhet aty.

Po ashtu, personat që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë obliguar që të deklarojnë monedhat nëse bartin më shumë se 100 njësi/copë, pavarësisht shumës.

“Me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma.” – thuhet tutje.

Baby Boo