Ndalohen dy hajdutë në Gostivar, kishin vjedhur nëpër shtëpi, lokale dhe automjete


Dje (31 janar) rreth orës 19:20, në rrugën “18 Noemvri” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPBGostivar kanë privuar nga liria 18-vjeçarin I.S. nga fshati Strajan i Gostivarit dhe në orën 21:30 në Padalisht të Gostivarit është privuar nga liria edhe 18-vjeçari K.S. nga ky fshat. Të dy dyshohet se gjatë muajit të fundit kanë kryer vjedhje në shtëpi, lokale dhe automjete në zonën e Gostivarit. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tyre do të parashtrohen parashtresat përkatëse.Pa Censurë

Baby Boo