Ndalet për të blerë detergjent enësh, bëhet fitues lotarie prej 1 milion eurosh


Një person i cili ndaloi në një dyqan të Virxhinias për të blerë detergjent enësh për punën e tij, përfundoi duke fituar një çmim lotarie prej 1 milion dollarësh.

Brian Jasper nga Fuquay Varina u tha zyrtarëve të Lotarisë Virginia se ai ndërton kabina të bojërave për dyqanet e produkteve trupore dhe gjatë një pune të fundit në zonën e Fredericksburg ai u ndal në dyqanin Royal Farms për të marrë detergjentin që i duhej për punë.

Jasper tha se vendosi të blinte një biletë gërvishtëse të Commonwealth-it në një dyqan, dhe e gërvishti kur u kthye në veturën e tij.
“I pash të gjitha zerot dhe për pak u ‘çmenda’, tha Jasper. “Asnjëherë nuk kisha fituar ndonjë gjë të tillë në jetën time!”

Bileta ishte me çmimin fitues prej 1 milion dollarësh.
Jasper deklaroi se planifikon të investojë në biznesin e tij të vogël.

Baby Boo