Ndahet pasuria e George Michaelit, një pjesë e madhe shkon për bamirësi


Së fundmi është hapur testamenti i muzikantit George Michael dhe kushëriri i këngëtarit britanik që morri famën në vitet e ’80-ta u ka thënë medieve se ylli i ndjerë nuk i ka lënë asgjë partnerit të tij Fadi Fawaz.

Ikona muzikore u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Oxfordshire nga partneri Fawaz, 45 vjeç, në Ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016 dhe ndonëse kishin qenë së bashku që nga viti 2011 kushëriri i Michael, Andrew Georgiou, ka treguar se Fawaz nuk u përmend në testament.

Ai shpjegoi se të gjithë përfituesit e pasurisë së 53-vjeçarit Michael ishin kontaktuar, duke përfshirë motrat, stafin dhe organizatat bamirëse – që besohej të ishin “Childline” dhe “Terrence Higgins Trust”, por i dashuri i tij floktar nuk ishte në listë.

Fawaz aktualisht është duke jetuar në shtëpinë e Michaelit në Regents Park dhe Andros beson se pavarësisht se është lënë jashtë, Fawaz do të paguhet për t’u larguar për shkak se është aktualisht duke e vënë në pyetje testamentin.

“Fawaz po kërcënon të shkojë deri në Gjykatën e Lartë, por mendoj se pagesa do të duhej ta qetësonte atë”, Andros tha për “The Sun” të dielën.

Ish-partneri i Michaelit, tregtari i artit nga Dallas, Kenny Goss 59 vjeç, i cili ishte me këngëtarin nga viti 1996 deri në vitin 2011, gjithashtu thuhet se po kundërshton përjashtimin e tij nga testamenti, kjo në lidhje me fondacionin e tyre “Goss-Michael”.

Ndërkohë, Fawaz së fundmi ka bërë të ditur se është duke i shitur gjërat e Michaelit, që të mundë “të mbijetonte” në mes të betejës ligjore me familjen e krijuesit të hitit “Careless Whisper” për pasurinë e tij prej 105 milionë funtesh.Zeri

Baby Boo