Ndahet nga jeta njëri nga pjestarët e tifo-grupit “Shvercerat Shkup”


Tifo-grupi “Shvercerat Shkup”, përmes një postimi në FB, kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Nehatit, njërit nga pjestarët e tifo-grupit.

“ Një humbje e madhe për Shkupin, një humbje e madhe për Shvercerat, për shoqërinë dhe familjen!
Sot na la, njëri nga themeluesit e tifo-grupit tonë, një ultras i vërtetë, mbi të gjitha, një njeri i mirë.
Ka marrë shumë iniciativa për Shkupin dhe Shqipërinë dhe asnjëherë nuk na la vetëm.
Transat e para, grafitat e para dhe shumë tjera janë bërë pikërisht nga ky njeri.
Do të na mungosh dhe do të kujtojmë përgjithmonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Nehat!
Ngushëllime më të sinqerta familjarëve.” thuhet në postimin e tifo-grupit “Shvercerat Shkup”.

Baby Boo