Humb jetën Ismailaki Rexhepi, pronari i Swiss German


Dhe në orët e mesditës ( 16.05.2020) në moshën 57 vjeçare i ka dorëzuar shpirtin Zotit, Ismailaki Rexhepi, pronari i kompanisë Swiss German në Tetovë.

Lajmin për largimin e tij të hershëm nga kjo botë e kanë bërë familjarët të cilët ndër të tjerat kanë njoftuar se varrimi i trupit të tij do të bëhen nesër ( e diel) në varrezat e qytetit të Tetovës, pas namazit të drekës.

Lajmi për ndarjen nga jeta e Ismailaki Rexhepit ka prekur familjarët, miqt dhe njerëzit që kanë njohur atë.

Ismailakiu në Tetovë është njohur për njeri punëtor dhe mjaft pozitiv, ndihmues dhe profesionist ndër të rradhët. A fal profesionalizmit të tij dhe përkushtimit ka qenë dora e ndihmës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që kanë patur probleme juridike apo me dokumentacion në Zvicër, Gjermani dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Baby Boo