Ndahet nga jeta ish deputeti i Maqedonisë


Në moshën 71 vjeçare dje ka ndërruar jetë ish deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Naqe Stojanovski.
Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

“Naqe Stojanovski, anëtar i shquar i LSDM-së, deputet për tre mandate dhe duke vepruar detyra të tjera të rëndësishme përfshirë edhe drejtorin e Regjistrit Qendror. Do të kujtojmë këmbënguljen e tij, sensin e humorit, modestinë dhe mbi të gjitha miqësinë. U prefsh në paqe Naqe. Ngushëllime ti rrojnë të dashurit!, ka shkruar Sheqerinska.
Stojanovski ka qenë deputet gjatë mandateve 1991-1994 dhe 98-2002.

Baby Boo