Ndahet nga jeta ish deputeti grek që drithëroi parlamenti me fjalimin për Shqipërinë (VIDEO)


Ish-deputeti grek Manolis Glezos është ndarë sot nga jeta në moshën 98-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Ish deputeti arvanitas njihet edhe për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë.

Pesë vite më parë, ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas. Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

Baby Boo